A e ndihmoi fitoren e Trump Facebook’u!

Çfarë ironie!

Në fillim të fushatës zgjedhore në SHBA, rrjeti social ma i madh në botë, Facebook, u akuzue se po e damtonte kandidatin republikan, Donald Trump, mbasi skuadra e tyne nuk i shfaqte lajmet konservatore në rubrikën ‘trending’ në ‘murin’ e FB.

Ma vonë FB vendosi që të mos ketë nji ekip njerëzish që kujdeset për këtë çashtje, por me vendosë algoritmi.

Tashma, disa ditë mbasi asht vendos se kush ka me qenë presidenti i ri i SHBA’ve, Facebook asht nën akuzë se ka ndihmue në fitoren e Donald Trump.

Aq shumë po kritikohet FB nga mediat tradicionale si BBC, Guardian apo Bloomberg, sa themeluesi Mark Zuckerberg ka reague tue mbrojt rrjetin e tij.

“Asht nji çmenduni me thanë që Facebook ndikoi në zgjedhjet presidenciale,” tha Zuckerberg.

Por përse akuzohet Facebook?

Simbas BBC, të dhanat tregojnë se disa lajme fallco janë shpërnda ma shumë në këtë platformë se vetë lajmet që i përgënjështronin këto mashtrime.

Për shumicën e amerikanëve, Facebook ishte burimi kryesor prej nga merrnin lajmet.

Por për shkak të algoritmit të FB, në ‘murin’ e çdo përdoruesi shfaqen gjithmonë e ma shumë lajme nga ato që ai ka me pa, tue ja përforcue gjithmonë e ma shumë bindjet politike që kishte.

“Facebook u jep njerëzve atë që duen,” tha Zuckerberg.

Megjithatë, ai e pranoi se ka nji problem në këtë drejtim.

Ndërkohë, Zuckerberg tha se asht optimist për presidencën e zotit Trump.