A e rrezikon liberalizimin dalja e Britanisë nga BE!

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, si dhe paralajmërimi i disa shteteve tjera se do të veprojnë njajtë, nuk ka me ndikue në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës e as në procesin integrues.

Simbas Qeverisë së Kosovës dhe ekspertëve të integrimit, liberalizimi ka me ndodhë mbas plotësimit të kritereve të mbetuna, shkruen “Zëri”.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, meqë kjo nuk ka me ndikue aspak në procesin e liberalizimit të vizave e as në proceset tjera integruese.
Kështu thonë profesorët e integrimeve europiane, tue thanë se vetëm friga nga emigrantët mundet me penalizue Kosovën nga liberalizimi i vizave edhe për qytetarët e saj.

As përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës nuk shohin rrezik që dalja e Britanisë së Madhe nga BE dhe paralajmërimi i disa shteteve të tjera se do ta bajnë të njajtën gja ka me stopue procesin integrues që ka nis Kosova.