A e thej Barack Obama protokollin kur e priti Edi Ramën në Zyrën Ovale!

obamaovale

Edi Rama perfundon vizitën në Shtetet e Bashkueme me takimin me zv.presidentin Baiden dhe Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Obama thyen protokollin dhe merr kryeministrin shqiptar në Zyrën Ovale.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë i kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit që e shoqnon asht fundi i nji vizite historike jo thjesht për faktin se bahet në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhanieve me Shtetet e Bashkueme, por edhe në fund të nji serie takimesh të randësishme që kreu i egzekutivit pati në New York dhe në Washington.

Sigurisht që axhenda ka qenë e randësishme në takimin me zv.Presidentin Joe Biden për katër minuta dhe më pas për 40 minuta të tjerë me Presidentin Barack Obama.

Çashtjet e sigurisë, për shkak se Shqipnia shikohet si nji investim strategjik i Shteteve të Bashkueme, por edhe çashtje konkrete si reforma në drejtësi, Byroja Kombëtare, Samiti i NATO’s në Korrik në Varshavë, kriza e refugjatëve për të cilën Edi Rama ka pasë nji qëndrim deri diku kontraversial, por padyshim edhe çashtje të tjera të randësishme si janë investimet e mëdha strategjike amerikane si TAP’i dhe çashtje të tjera.

Kjo vizitë vjen edhe në nji moment kur së paku Donald Trump po fiton mbështetjen e republikanëve dhe Edi Rama, vetëm 24 orë ma parë këtu në CNN, e ani të qartë që ky do të ishte nji investim i gabuem i shtetasve amerikanë.