A i beson Amerika ‘Serbisë’ për aeroplanët, qe pse!

Shtëpia e Bardhë e Shteteve të Bashkueme t’Amerikës nuk i ka besue aeroportit të Serbisë për me furnizue me kerozinë aeroplanin e zavendëspresidentit Joe Biden dhe aeroplanët e tjerë shoqnues të tij.

Gazeta Fjala ka sigurue disa foto, ku shihet aeroplani i zavendëspresidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Joe Biden, tue u furnizue me kerozinë n’Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga kompania e cila furnizon me karburante rregullisht aeroportin.

Simbas njohësve të sigurisë, furnizimet e aeroplanëve me të cilët udhëtojnë burrështetasit botnorë janë mjaft kritike dhe ka shumë randësi kualiteti i aviokarburantit dhe siguria e integriteti i operacioneve, prandaj edhe furnizimet e ngjashme bahen gjithnji në vende ku ka ma shumë mirëbesim dhe siguri.

 

2-shtepiaaa