A i ka koalicioni votat për Demarkacionin!

Numri i deputetëve që po e kundërshtojnë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi tashma asht rritë, madje edhe në radhët e partive në koalicionin qeverisës.

Simbas deklarimeve të deritashme del se koalicioni nuk i ka numrat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, e cila pritet me dalë në seancën plenare të së Ejtes, shkruen “Zëri”.

Janë mbi dhetë deputetë të partive në koalicionin qeverisës të cilët janë shpreh hapun kundër ose kanë shpreh rezervat ndaj kësaj marrëveshjeje.

Në bazë të nji llogaritjeje të thjeshtë del se koalicioni nuk i ka votat, meqë duhen 80 vota për ratifikimin e saj, derisa me kundërshtimet e këtyne deputetëve atëherë i bje se do t’i ketë ma pak se 80 vota.
E kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thanë se asht pergjegjësi e deputetëve me marrë vendim, porse, simbas tij, ka me ju kerkue me votue këtë marrëveshje.