A i la PDK jashtë listës për deputet dy ish-gjeneralët?

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka publikue listën përfundimtare të kandidatëve për deputet.

Megjithatë si asht raportue në media lista e PDK’s ka pas shumë befasi, tue mbet jashtë listës disa nga figurat kryesore të kësaj partie.

Në nji listë të publikueme në media me disa nga kandidatët, PDK duket se ka lanë jashtë dy figura të mëdha të jetës ushtarake e që i janë bashkue PDK’s, shkruen lajmi.net.

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK’s, dhe i TMK’s, gjeneral Agim Çeku nuk asht në listën e kandidatëve për deputet të publikueme nga mediat.

Po ashtu në këtë listë nuk figuron as ish-komandanti i FSK’s, gjeneral, Kadri Kastrati.

Jashtë listës për deputet ka mbet edhe Hajredin Kuçi, Besim Beqaj, Adem Grabovci e Shukri Buja.