A ja huqi Prokuroria. Qe ku ishte Azem Syla para dy ditësh!

2-veselii

Deputeti i PDK’s, Azem Syla që po kerkohet nga Policia e Kosovës, vetëm dy ditë ma parë kishte marrë pjesë në përurimin e nji shkolle në Drenas.

Ai nuk asht largue nga Kosova as para nji jave, si po raportohet ne media.

Derisa, Prokuroria e Shtetit në nji njoftim për media ka thanë se Sylën asht tue e kerkue tash e 10 ditë.

“Policia e Kosovës dhe EULEX’i, sot nga orët e hershme të mëngjesit kanë ndërmarrë nji akcion për arrestimin e dheta personave nën dyshimin për krim të organizuem, ku në mesin e të kerkuemve asht edhe deputeti i PDK’s, Azem Syla.

“Udhëheqësi i grupit, Azem Syla, deputet i Parlamentit, asht n’arrati në këtë moment. Me gjithë perpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës gjatë dhetë ditëve të fundit për ta përcaktue vendndodhjen e Azem Sylës, ai nuk asht gjetë dhe i ka ikë administratës”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Derisa faktet flasin të kundërtën.

Deputeti Syla, vetëm dy ditë ma parë ishte pjesëmarrës në përurimin e shkollës fillore “Xheladin Gashi – Plaku në fshatin Komoran, ku ishin prezentë edhe kryeministri Isa Mustafa, bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, shkruen lajmi.net.

Syla shihet edhe në nji foto të shpërndame në Facebook nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

 

2-sylaaa