A janë pajtue LDK dhe VV për platformën qeverisëse!

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu mbas takimit me Avdullah Hotin e LDK’s, ka ba të ditun se janë dakordue për ndërtimin e nji platforme qeverisëse ndërmjet këtyne dy partive.

Ai ka deklarue se nji gja e tillë duhet të ndodhte edhe ma parë, tue shtue se takimet kanë me vazhdue edhe nesër nga grupet punuese.

Ai ka akuzue koalicionin PAN se që nga 11 Qershori asnjiherë nuk i ka pas numrat, tue e hedh fajin te Ramush Haradinaj e Kadri Veseli që simbas tij po e mbajnë të bllokuem Kosovën për poste.