A janë pajtue PDK e LDK për riformatimin e Qeverisë?

Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me partnerët e koalicionit (PDK), pritet me ba riformatim të Qeverisë, me ç’rast ka me zvogëlue edhe numrin e ministrive. Edhe pse nuk kanë saktësue se kur pritet me nisë nji gja e tillë, përfaqësues të egzekutivit kanë thanë se riformatimi patjetër ka me ndodhë, madje nji nxitëse në këtë drejtim ka me qenë edhe posti vakant i ministrit të Integrimit.

Ani pse njohësit e çashtjeve politike në Kosovë kanë rekomandue që Ministria e Integrimit Europian të shkrihej në nji dikaster të Ministrisë së Jashtme, kjo Ministri ka me vazhdue me funksionue si e pamvarun edhe ma tutje.

PDK’ja e LDK’ja, të gatshme për riformatim

Për riformatimin e Qeverisë dhe strukturimin e saj janë pajtue të dy partitë e mëdha të koalicionit, PDK’ja dhe LDK’ja.

Zadhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, ka thanë për “Zërin” se Qeveria ka me realizue riformatimin, mirëpo nuk ka dhanë hollësi rreth Ministrisë së Integrimit Europian, sado që ajo asht pa ministër qe disa ditë.

“Riformatimi si synim nuk asht përcaktue se ka me u ba detyrimisht mbrenda nji kohe të caktueme, por asht pajtim i partnerëve të koalicionit se ka me u ba gjithsesi. Kjo edhe ka mendodhë”, ka deklarue ai, tue mos saktësue se kur pritet të ndërmerret nji vendim i tillë.