A janë përfundimtare bisedimet Kosovë-Serbi?

Shefi i të ashtuquejtunit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thanë se janë spekulime paralajmërimet se tash asht radha e bisedimeve përfundimtare për marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Këto pritje nuk janë reale, citon “novostionline”, se ka thanë ai. Ai ka theksue se procesi i Brukselit nuk ka kuptim nëse nuk realizohet Asociacioni i Komunave serbe.

“Për statusin përfundimtar, ndoshta dhe ka me mujt me u folë, porse këto biseda kishin me kerkue ‘forcimin’ edhe të ndërmjetësit, që për shembull, në proces, të përfshihej kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk”.