A janë rritë smundjet malinje nga bombardimet e NATO’s?!

17 vjet mbas lufte, shëndeti i qytetarëve të Kosovës asht luhat së tepermi, e këte ma së miri e vërtetojnë statistikat e smundjeve malinje, simbas të cilave numri i tyne asht çdo herë në rritje.

Se a ka lidhshmëni kjo me bombardimet e NATO’s për të cilin para do vjete u raportue se ato përmbanin uranium të varfnuem, dhe a ka hulumtime së fundmi, për këtë çashtje u përgjigj Eksperti i radioaktivitetit e ambientit Shyqeri Dumani.

Pamvarsisht kësaj, Dumani nuk e mohon praninë e uraniumit të varfnuem në Kosove derisa e fajëson Qeverinë për angazhim shumë të ulët për ambientin.

Po për këtë çashtje Televizioni Rrokum bisedoi edhe me drejtorin e onkologjisë Ekrem Hysenin, i cili shpalosi disa hulumtime në lidhje me të.

Hyseni demantoi mundësinë e lidhjes së smundjeve me bomabardimet e NATO’s dhe uraniumin e varfnuem, tue marrë për shembull qëndrimin e ushtarëve të KFOR’it në Kosovë.

Ndërsa Ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapësinorë Ferid Agani, tue u bazue në raportet e mahershme, ai jo vetëm që e demanton praninë e uraniumit të varfnuem në Kosovë, por edhe mundësinë e rritjes së smundjeve malinje nga ai.

Megjithëse nuk ka të dhana të reja që e demantojnë 100% praninë e uraniumit të varfnuem në Kosovë, Task Forca Kosovare kunder kancerit ne menyre te perseritun, e tha se numri i ketyne smundjeve asht në rritje.