A janë shqiptarët mbrapa drogës rekord të kapun në Colombia!

Shqiptarët mshefen mbas sasisë rekorde të kokainës, të bllokueme nga policia kolumbiane para nji dite.

Kështu shkruejnë sot mediat italiane, simbas të cilave tregu i landës narkotike ishte shteti fqi Italia dhe transporti i drogës bahej nga familjet mafioze shqiptare.

Simbas mediave, shqiptarët kanë lidhje të forta me trafikantët kolumbianë dhe ata drejtojnë qarkullimin ma të madh të landës narkotike nga Kolumbia.

Më pas futet në lojë “Ndrageta”.

Kokaina e kapun në Colombia, ishte mshef në nji plantacion bananesh në qytetin bregdetar Turbo.

Droga i përkiste grupit kriminal të njohun me emnin Klan Usuga.

1.5 ton nga kokaina ishin nda në pako dhe ishin ba gati për me u transportue jashtë vendit.