A janë të gatshme partitë për koalicione, në rast se mbahen zgjedhjet?

aaknisma

Sinjalet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në pranverën e vitit tjetër kanë shtye partitë politike me mendue për koalicione parazgjedhore. AAK’ja dhe “Nisma” kanë konfirmue se kanë me garue së bashku në zgjedhje, përderisa përfaqësuesit e partive të tjera deklarohen se janë të gatshme për koalicione nëse vendoset definitivisht që vendi me shkue në zgjedhje

Partitë politike në Kosovë kanë fillue me u pregaditë për zgjedhje të parakohshme mbas sinjaleve se në pranverën e ardhshme qytetarët kanë me mujt me ju drejtue kutive të votimit.

Disa prej partive parlamentare i kanë gati koalicionet parazgjedhore, disa të tjera shprehen të gatshme me punue në atë drejtim, po qe se ka me u vendosë që zgjedhjet me u mbajtë para kohe.

Dy partitë parlamentare nga radhët e opozitës, AAK’ja dhe Nisma”, konfirmojnë për “Zërin” se kanë me garue së bashku në zgjedhje, përderisa partitë ma të mëdha, përpos deklaratave se janë të hapuna për koalicione, thonë se ende nuk e kanë shqyrtue nji mundësi të tillë.