A janë të rrezikueme Kosova e Shqipnia nga sulmet terroriste?

Mbas sulmeve terroriste në Aeroportin e Stambollit asht rritë friga në tanë Europën, Ministria e Jashtme e Mbretnisë së Bashkueme ka publikue hartën që paralajmëron turistët për rrezikun që egziston në vendet europiane për sulme terroriste, të ngjashme si ato në Paris, Bruksel apo Stamboll.

Simbas kësaj hartë Shqipnia dhe Kosova renditen në vendet që nuk kanë ndonji rrezikshmëni të naltë dhe përkatësisht në vendet 24 dhe 25, edhe pse thuhet që diqysh duhet me ba kujdes.

Simbas ministrisë britanike, Shqipnia asht nji nga vendet ma të sigurta në Mesdhe, tue paraqitë nji mundësi shumë të ulët për sulme terroriste. Kosova renditet në kategorinë e tretë, i paralajmëruem se mundet me u goditë nga terroristet, edhe pse shanset që kjo me ndodh janë shumë të pakta.

Tana vendet e tjera të rajonit, përveç Greqisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, renditen në të njajtën kategori me Shqipninë. Ndërkohë që tre shtetet e sipërpërmenduna renditen në kategorinë e dytë, me mundësi serioze për me u prekë nga sulmet terroriste.