A jemi në prag lufte? Tanket amerikane mbërrijnë në Poloni, Rusia fillon stërvitje ushtarake në kufi

Tanke amerikane kanë mbërri në Poloni, në të njajtën kohë që Rusia filloi stërvitje ushtarake në kufinin e saj perendimor, në ato që kritikët i kanë quejt “lojna të mëdha lufte”.

Megjithëse tanket amerikane ndodhen atje për nji shkëmbim ma tepër se veprim, asht hera e parë që mjete të tilla kanë mbërri në Poloni drejtpërdrejt nga deti.

Tanket u dërguen mbasi ish anmiku i Luftës së Ftoftë i Amerikës filloi stërvitjet ushtarake njiditore, të quejtuna ‘Zapad 2017’. Ato janë ushtrime të përbashkëta me aleatin e saj dhe ish republikën e Bashkimit Sovjetik, Bjellorusinë.

Ushtarët dhe pajisjet nga Ekipi i Dytë i Bashkuem e Brigadave të Armatosuna, Divizioni i parë i Kambësorisë nga Fort Riley, Kansas, po zavendësojnë Ekipin e tretë të Armatosun të Brigadës, Divizionin e katërt të kambësorisë që ka qenë në Europë për nandë muej.

Dërgesa njoftohet se përfshin 87 tanke M1 Abrams, 103 automjete luftimi Bradley dhe pajisje të tjera, simbas Komandës Europiane të SHBA (EUCOM).

Shperndaje në: