A ka drejt EULEX me shtye seancat gjyqësore!

EULEX’i ka shtye krejt seancat gjyqësore të parapame për shqyrtim sot dhe nesër për shkak se janë pa mandat.

Njajte ka ndodh edhe me seancën për hetim të veçantë ndaj personave të dyshuem në grupin e rastit të njohun si “Azem Syla”.

Kjo seancë ishte parapar me u mbajt sot prej ores 9:30, por asht shtye për shkak se EULEX nuk ka ma mandat.

Këtë e ka ba të ditun për gazetën Express, nji nga avokatet mbrojtës në këtë rast, Arianit Koci.

“Kjo asht në kundërshtim më të drejtat e njeriut të garantueme me Konventa Europiane, për gjykim të drejtë dhe në afat kohor”, tha Koci.

 

arianitkoci