A ka grevë nesër? Kjo asht deklarata e SBASHK

Nji grevë, e paralajmërueme nga Sindikata e Bashkueme e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në fillim të vitit shkollor 2017/2018 në Kosovë, për me kërkue realizimin e disa kërkesave të mësimdhanësve, megjithatë nuk ka me u mbajtë.

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, ka thanë se të Hanën, më 4 Shtator, kur fillon viti i ri shkollor në vend, nuk ka me pasë grevë nga mësimdhanësit.

Ai ka thanë se SBASHK’u ka me pritë fillimisht themelimin e Qeverisë së re të vendit.

“Jemi tue pritë themelimin e Qeverisë së Kosovës me i adresueshqetësimet e mësimdhanësve. Nuk do ka me pasë veprime sindikale në fillim të vitit të ri shkollor”, ka thanë Jasharaj për Gazetën Express.

Shperndaje në: