A ka hala LDK’ja vija të kuqe me PDK’n? Qe çka thotë Lutfi Haziri

Edhe pse ka kalue nji javë prej zgjedhjeve të 11 Qershorit, ende nuk ka asnji marrëveshje mes partive për ndonji koalicion paszgjedhor.

Mediat sot tue iu referue nji deklarate të Haki Rugovës së LDK’s kanë raportue se LDK po i heq vijat e kuqe për PDK.

Por, i kontaktuem nga ‘Indeksonline’, nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lufti Haziri ka thanë se me PDK nuk ka me pasë asnji lloj bashkëpunimi.

Haziri, madje tha se, LDK nuk ka me ra pre as e presionit ndërkombëtar për formimin e Qeverisë me PAN.

“Na kemi thanë dhe kemi vendos edhe e konfirmojmë përsëri se me PDK asnji formë bashkëpunimi nuk na lidh. As me ndërmjetësim ndërkombëtar as në asnji situatë, me kryetarin e PDK edhe kryesinë e PDK nuk dëshirojmë në asnji formë me diskutu për bashkëpunim”, tha Haziri.