A ka humbje në tregjet globale për shkak të Brexit!

Votimi në Britani për largim nga Bashkimi Europian ka ndikue nji valë tjetër të ranies së tregjeve globale gjatë ditës së djeshme, me ç’rast funta britanike ka shënue ulje të re në 31 vjetët e fundit, megjithë sigurimet e qeverisë se situata asht nën kontroll.

Derisa Londra ballafaqohet me rrezikun e humbjes së statusit të saj si qendër financiare europiane, akcionet e bankave të Europës kanë shënue ranie të madhe për dy ditë.

Indekset e akcioneve në Shtetet e Bashkueme dhe Europë kanë humb prej 2 e deri në 3% të vlerës së tyne, mbasi kishin njoftue për ranie prej 12% me 24 Qershor.

Dy agjenci e kanë ul rejtingun e Britanisë për kredi dhe kanë paralajmërue se mund të pasojnë ulje të tjera.

Agjencia Standard&Poor’s e ka ungjë rejtingun e Britanisë nga AAA në shkallën AA.

Agjencia tjetër, Fitch Ratings, po ashtu e ka ungjë vlerësimin për Britaninë prej AAA në AA.

“Brexiti mundet me çue në përkeqësim të performancës ekonomike të Britanisë, perfshi sektorin e saj të madh të shërbimeve, që asht kontribuesi madhor për punësim”, tha agjencia Standard&Poor’s.

Nga ana tjetër, derisa funta britanike ka ra në 1.31 dollar, që asht vlera ma e ulët prej Shtatorit të vitit 1985, monedha euro ka ra për 1.2%.