A ka mbetje të uraniumit të varfnuem në Kosovë? Ekspertët e japin lajmin e vitit

Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore ka ba analiza të vazhdueshme të ujit dhe të dheut në të gjitha rajonet e Kosovës, dhe simbas rezultateve, asnji mostër nuk ka rezultue se në Kosovë ka mbetje të uraniumit të varfnuem. Kështu ka deklarue Beqir Mezelxhiut, kryeshef i kësaj agjencie.

Ai për RTK tha se mbas luftës, territori i Kosova asht pastrue nga NATO nga mbetjet radioaktive. Madje, Mezelxhiu përmendi rastin kur janë gjetë elemente nga Çernobili, por jo uranium i varfnuem nga bombardimet e NATO’s dhe të Serbisë.

Po ashtu, ai tha se në Qershor të këtij viti Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore i ka marrë të gjitha mostrat e ujit, në gjithë vendin, dhe i ka dërgue në Bruksel për analiza radioaktive.