A ka me drejtue ndonji ministri Valdete Bajrami?

Anëtarja e Kryesisë së Nisma’s për Kosovën, Valdete Bajrami, ka mohue që ajo ka me qenë Ministre e ndonjanës nga ministritë, të cilat i takojnë Nisma’s.

Bajarami tha se gjatë ditës së sotme Nisma për Kosovën ka me dalë me emna konkretë për ministritë.

“Kanë qenë spekulime se unë kam me qenë përgjegjëse e ndonjanës ministri, emnat ende nuk janë vendosë, por besoj që gjatë ditës Nisma ka me dalë me emnat konkretë”, ka thanë Bajrami për Blic.

Shperndaje në: