A ka me garue Memli për kruen e Prishtinës?

Memli Krasniqi nuk do të jetë kandidati i PDK’s për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmue ai për klankosova.

Ka pas raportime nëpër media vendore se Krasniqi ka marrë mbështetjen e degës së PDK’s, para Lirak Çelajt, por që ky i hedh poshtë të gjitha.

“Jo nuk jam kandidati i PDK’s. Këtë e kam konfirmue deri tash ma s’paku 20 herë”, ka thanë Krasniqi.

Lirak Çelaj mbetet kandidati ma i mundshëm nga PDK për me garue për Prishtinën.