A ka me kandidue prapë Ramiz Lladrovci për kryetar të Drenasit? Ky asht vendimi

Partia Demokratike e Kosovës mbramë ka zyrtarizue listën e kandidatëve në 30 komuna.

Kryesia e kësaj partie ka vendosë me garue përsëri me Ramiz Lladrovcin në komunën e Drenasit.

Lladrovci u zgjodh kryetar i Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë, të cilat u mbajtën në fund të vitit të kaluem.

Kundërkandidatë të tij janë: Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Shemsi Elezei nga Vetëvendosje dhe Xhavit Drenori nga Iniciativa Vizioni për Drenasin.