A ka me kandidue Sfarqa përsëri për kryetar të Ferizajt? Qe çka thotë ai!

Zgjedhjet lokale që do mbahen me 22 Tetor kanë ba që partitë politike të fillojnë punët nëpër degë që të nxjerrin kandidatët për kryetarë të komunave.

Afati për certifikimin e këtyne kandidatëve i dhanun nga KQZ’ja asht deri me 22 Gusht, ku partitë duhen me i dorëzue listat e tyne me kandidatë për kryetarë dhe asamblesitë.

Në mesin e komunave kryesore ku pritet të zhvillohet garë e ashpër mes partive asht edhe Ferizaj.

Kryetari aktual, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muharrem Sfarqa, nuk e din nëse ka me kandidue edhe për nji mandat.

I pyetun nga lajmi.net se a ka me u rikandidue për kryetarin e Ferizajt, ai asht përgjigjë shkurt: “Për këtë vendos partia”.