A ka me marrë PAN’i pjesë në seancën konstituive: Flet Xhavit Haliti!

Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka caktue vazhdimin e seancës për datën 10 Gusht në orën 10:00.

E nënkryetari i PDK’s, Xhavit Haliti, në nji prononcim për “Gazeta Blic”, tha se ende nuk e dijnë nëse PAN kane me marre pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.

haliti-1-650x358

Haliti tha se njiherë ende nuk e kan mbajtë takimin si Grup Parlamentar.

“Nuk e di, na ende nuk kemi mbajte takim si Grup Parlamentar dhe nuk kemi marrë njoftimin zyrtar për mbledhje. Sot e lexova njoftimin, mirëpo nuk e di a kemi me marre pjesë”, tha ai.