A ka me marrë pjesë Haradinaj në debatin për Demarkacionin?

ramushharadinaj

Kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj kohë ma parë kishte ba kërkesë te kreu i Kuvendit, Kadri Veseli që me marrë pjesë në tryezën e 3 Gushtit, ku ka me u debatue për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Burime të lajmi.net mbrenda AAK’s thonë se, kërkesa e Haradinajt ka hasë në mirëkuptim nga Veseli dhe atij i asht kthye përgjigje pozitive.

Kërkesa e Haradinajt ishte ba për faktin se, ai ka dorëzue mandatin e deputetit dhe në tryezën e 3 Gushtit marrin pjesë deputetët (ata që duen), mandej anëtarët e komisionit shtetnor për shejimit e vijës kufitare me Malin e Zi, kundërshtarët e Demarkacionit në krye me deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ekspertë tjerë të kësaj lamie të ftuem nga të dyja palët.