A ka me marrë pjesë VV’ja në debatin për Demarkacionin!

Debati i Demarkacionit me Malin e Zi pritet që të mbahet me datën 3 Gusht, ku pritet me marrë pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ekspertët të Demarkacionit.

Ndërsa, pjesë e këtij debati pritet që me qenë edhe partitë opozitare AAK dhe NISMA, të cilat e kanë kundërshtue versionin e parë të vijës kufitare me Malin e Zi, por që kanë konfirmue pjesëmarrjen e tyne, transmeton Indeksonline.

I kontaktuem nga Indeksonline, koordinator i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Naim Jakaj, ka konfirmue pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në debatin për Demarkacionin me Malin e Zi.

Por, simbas Jakajt, ende nuk dihen emnat e të gjithë deputetëve që kanë me qenë pjesëmarrës në këtë debat. Simbas tij ka me pasë deputetë, profesorë të drejtës ndërkombëtare, gjeodetëve dhe në përgjithësi ekspertë të kësaj çashtje.