A ka me mbështet Labi koalicionin PAN? Flet zyrtari i AKR’s

Gjatë seancës së kalueme, e cila u mbajt të Ejten, PAN mori përkrahjen e Teuta Rugovës, por jo edhe të Labinot Tahirit, për të cilin thuhej se kishte me votue Ramush Haradinajn për kryeministër.

Por, mbas nji deklaratë gjatë ditës së sotme, në të cilën Labinot Tahiri u shpreh se ka dëshirë me pa Ramush Haradinajn kryeministër të vendit, ai përsëri ka vnue qytetarët në dilemë për votën e tij.

Rrahim Pacolli nga kjo parti asht shprehe se krejt këto janë spekulime.

Simbas tij, asht pa në seancën e javës së kalueme se nga cila anë po rreshtohet Labi.

“Nuk janë të vërteta, ma shumë janë spekulime të gazetarëve që bajnë politika ditore, nuk ka asgja të vërtetë. AKR e ka nji koalicion dhe aty qëndron, ju e keni pa edhe disa ditë ma parë në parlament”, tha Pacolli.