A ka me ndejt ‘Alternativa’ me LDK’n?

Për dallim nga prishja e koalicionit mes AKR dhe LDK, asht Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës ajo që vazhdon m’i mbetë besnike marrëveshjes së nënshkrueme parazgjedhjeve nacionale.

Veprimi i Behgjet Pacollit që t’i bashkohet PAN’it, edhe pse vazhdimisht thoshte se asht kundër këtij koalicioni dhe asnjiherë nuk ka me qenë pjesë e tij, nga qëndrimi i saj nuk ka lëvizë Mimoza Kusari-Lila e Alternativës.

“Na mbetemi pjesë e koalicioni me LDK. Nuk ka pasë ndonji ndryshim deri tash te na për dallim nga AKR, e cila dje doli nga koalicioni LAA”, ka thanë Kusari-Lila për Indeksonline.

E pyetun rreth mundësisë së shkëputjes së bashjkëpunimit me LDK, Kusari-Lila thotë se aktualisht asht pjesë e koalicionit.

“Nuk e dijmë për ditët në vazhdim, por ajo që mujm me thanë asht se tash jemi pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thanë ajo.

Shperndaje në: