A ka me ndodhë riformatimi i Qeverisë?

Mundësia e riformatimit të Qeverisë së Kosovë dhe shkrimja e tri ministrive në dikastere të ndryshme të institucioneve të vendit asht nji ndër zhvillimet e mundshme në vend.

Ministria e Dialogut, Ministria e Diasporës dhe ajo e Integrimeve Europiane, janë tri nga këto ministri të shumë përmenduna.

Ndërsa, në nji prononcim për Indeksonline, zadhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu ka theksue se riformatimi i Qeverisë si synim, nuk asht përcaktue për me u ba patjetër në nji periudhë të caktueme kohore.

“Riformatimi si synim nuk asht përcaktue se ka me u ba patjetër mbrenda nji periudhe të caktueme kohore, por asht pajtim në parim i partnerëve të koalicionit se ka me u ba gjithsesi dhe atë në dobi të rritjes së efikasitetit të qeverisjes dhe aty ku kjo asht e mundshme tue mos e damtue efikasitetin të reduktohen shpenzimet”, ka thanë Abdullahu.

Simbas tij kjo edhe ka me ndodhë.

“Për ma shumë na mendojmë se ky plan asht dobiprus për të tashmen gjithsesi, por edhe t’ardhmen e qeverisjes si koncept dhe formë”, ka shtue Abdullahu.