A ka me ndryshue Amerika ndaj Kosovës, kallxon ky ambasador amerikan!

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Randolph Scott, ka thanë se nuk pritet me ndryshue në mënyrë të konsiderueshme qendrimi i Amerikës ndaj rajonit mbas fitores së  Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

“Kur bahet fjalë për Serbinë, fokusi ka me qenë në përparimin e matejshëm të vendit, rritjen ekonomike, si dhe në mbështetjen e rrugës europiane”, tha ai në konferencën e organizueme nga Oda Ekonomike Amerikane në Serbi ku u diskutuen rezultatet e zgjedhjeve amerikane, raporton Tanjug.

Ai tha se nuk pret që Shtetet e Bashkueme me ndryshue politikën e saj ndaj Kosovës, sepse, siç tha ai nuk ka asnji tregues se nji gja e tillë ka me ndodhë.

“Nuk ka asnji arsye për me besue se Trump ka me  sjellë ndryshime të randësishme në lidhje me Ballkanin”, tha Scott.

Simbas tij, Amerika asht nji vend i madh që respekton interesat e veta, si dhe që nuk ka me ndryshue politikën e saj lehtë.

Ambasadori amerikan në Beograd tha gjithashtu se në t’ardhmen në fokus të Amerikës për këtë rajon me siguri ka me qenë stabiliteti.