A ka me përkrah Lista Serbe “koalicionin e luftës”? Kështu përgjigjet Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thanë se Lista Serbe asht vet përgjegjëse me folë se kend ka me përkrah për formimin e institucioneve në Kosovë.

Ai ka thanë se serbët kanë me diskutue me ata që kanë vullnet për formimin e qeverisë, dhe me ata që kanë shumicën, transmeton lajmi.net

Tue iu përgjigjq pyetjeve në Leskovc, ai asht pyetë nëse Lista Serbe ka me përkrah “koalicionin e luftës”.

“Pyetini ata”, u përgjigj Vucic.

Ai tutje ka theksue se serbët e partive tjera duhen me përkrah Listën Serbe edhe në zgjedhjet lokale.