A ka me qenë AAK pjesë e PAN’it në zgjedhjet lokale?

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 Qershorit nënshkruen marrëveshje për bashkim forcash.

Nga këto zgjedhje, koalicioni PAN doli fitues me gjithsej 39 ulëse në Kuvend.

Mirëpo, ky koalicion nuk ka me qenë i bashkuem në zgjedhjet lokale që mbahen më 22 Tetor.

Kryetari i degës së AAK në Prishtinë, Avni Arifi, tha për lajmi.net, se në zgjedhjet lokale partia e tij ka me shkue e vetme.

“Nuk kemi marrëveshje me askend për zgjedhje lokale. AAK garon e vetme në zgjedhje lokale, për ballotazh nuk kemi obligim ndaj askujt se kend e përkrahim, për këtë vendosin degët”, ka thanë shkurt Arifi.