A ka me qenë Trepça, temë e bisedimeve në Bruksel?

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thanë se çashtja e kombinatit Trepça nuk ka me qenë temë e bisedimeve në Bruksel.

Tahiri në nji intervistë për “Epokën e re” ka thanë se asnjiherë dhe në asnji rrethanë pasunitë shtetnore të Kosovës nuk kanë me qenë pjesë e agjendës së këtij dialogu.

Ministrja për Dialog ka vlerësue se reagimet e Serbisë lidhun me miratimin e Ligjit për “Trepçën” janë të kota.

Simbas saj, pala serbe nuk asht në pozitë ta kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me rastin e “Trepçës”.

Po ashtu, Tahiri ka hedhë poshtë mundësinë që Bashkimi Europian si ndërmjetësues i këtij dialogu ka me ba presion mbi palën e Kosovës që “Trepça” të hedhet në tryezën e bisedimeve.