A ka me qenë Veseli kandidat për kryetar të Kuvendit? Ky lajm ka me ju befasue

PAN ende nuk ka diskutue se kend ka me nominue për kryetar të Kuvendit.

Me marrëveshjen politike të arritun mes këtyne subjekteve tashma asht e specifikueme se kjo pozitë i takon Partisë Demokratike të Kosovës, e cila mandatin e kryeministrit dhe formimit të Qeverisë ia ka besue partnerit të koalicionit, kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ka me kandidue sërish për kryetar të Kuvendit.

Zyrtarë nga kabineti i këtij të fundit i kanë thanë RTK’s përmes telefonit se ende nuk asht e sigurt nëse Veseli ka me qenë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Madje, simbas tyne, kjo çashtje deri tash nuk asht diskutue as në strukturat e partisë.