A ka me u anëtarësue Kosova në NATO para vitit 2022?

Kosova asht larg anëtarësimit në NATO. Nëse institucionet arrijnë që gjatë këtij viti me bindë Listën Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës, me votue pro ushtrisë, atëherë nga njohës të rrethanave të sigurisë në vend, vlerësohet se Kosova mundet me qenë pjesë e NATO’s, por veç ndërmjet viteve 2022-2025.

Edhe pse, vendi po përgaditet që me qenë pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe në Kuadër ta NATO’s. Kjo mbasi që, Kongresi Amerikan i ka ba thirrje Ambasadës Amerikane në Kosovë që me punue në këtë çashtje.

Burim Ramadani, ekspert i çashtjeve të sigurisë ka thanë se, kjo asht faza e parë dhe themelore e afrimit të nji shteti me NATO’n, madje edhe nëse nuk synon anëtarësimin.

Ma tutje, simbas tij, Kosova duhet me kërkue mundësinë e akreditimit të përfaqësuesve të saj në selinë e NATO’s.
Ai thotë se, janë të domosdoshme reformat institucionale për përafrim me NATO’n.