A ka me u ba Ramiz Kelmendi zv/kryeministër në Qeverinë Mustafa?

Posti i zv/kryeministrit në Qeverinë e Isa Mustafës pritet me u plotësue. Emni ma i përfolun për këtë post asht pikërisht deputeti i pamvarun, Ramiz Kelmendi.

Ky i fundit, në nji prononcim për Indeksonline, ka thanë se asht i gatshëm që të takohet ‘sy me sy’ me kryeministri Mustafa për me diskutue rreth këtij posti.

“Duhet pyetun kryeministri dhe partneret e koalicionit se pse ende nuk m’asht dhanë posti i zv/kryeministrit”, ka thanë Kelmendi.

Ai ka shtue se, “Shprehja e dëshirës sime asht diçka tjetër, por bisedat janë që nesër të mbahet nji takim, e që nuk dihet nëse ka me u mbajt sigurt apo jo, krejt mvaret nga ana e kryeministrit”.

“Unë jam i gatshëm për këtë takim, gjithashtu jam i gatshëm edhe për postin e zv/kryeministrit mbasi kam punue për këtë vend”, ka shtue Kelmendi.

Kurse, burimeve të Indeksonline mbrenda Qeverisë së Kosovës kanë ba të ditun se kryeministri Isa Mustafa dhe deputeti Ramiz Kelmendi janë takue disa herë lidhun me këtë çashtje, por që ende nuk ka asgja konkrete dhe që takimi i paralajmëruem për nesër nga ana e deputetit Kelmendi nuk pritet me u mbajtë.

Por, simbas këtij burimi, asht mase e mundun dhania e postit të zv/kryeministrit, deputetit Kelmendi, mbasi ka vullnet të madh për këtë.