A ka me u diskutue për kodin telefonik në dialogun Kosovë-Serbi?

Kodi telefonik për Kosovën, por edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë paralajmërue se kanë me qenë temat e raundit të ri të dialogut të ekspertëve Kosovë-Serbi, që ka me u mbajtë Hanën në Bruksel.

Megjithatë, informatat zyrtare të lëshueme nga palët pjesëmarrëse të dialogut nuk folin për të njajtat tema – derisa delegacioni i Kosovës thotë se në Bruksel ka me u diskutue rreth përmbylljes së marrëveshjes për kodin e veçantë telefonik të Kosovës, që duhet me qenë +383, pala serbe thotë se diskutimet kanë me u ba edhe rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe rreth “funksionimit të Telekomit të Serbisë” në territorin e Kosovës.

Në komunikatën e lëshuem nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se në raundin e kaluem të bisedimeve, të mbajtun më 2 dhe 3 Gusht, “ka pasë përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetnor për Kosovën 383 nga ana e ITU’s”, dhe se takimi i të Hanës në Bruksel “ka me synue që me rrumbullakue tana hapat edhe për këtë qëllim”.