A ka me u mbajtë seanca për Demarkacionin me 14 Korrik?!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, doket se ‘pa dashje’ e paralajmëroi mbajtjen e seancës së ardhme të Kuvendit të Kosovës. Ndonëse për mbajtjen e seancës duhet me vendosë kryesia e Kuvendit, kryeministri Mustafa në seancën e sotme, kërkoi nga deputetët që me tërheqë nji projektligj.

Ai tha se ky projektligj nuk mundet me u votue me ndryshime, dhe në këtë rast, ai e përmendi ndoshta pa dashje datën e seancës së radhës.

Tue kërkue që votimi me u shtye, ai e përmendi se ky projektligj mundet me u votue me datën 14 Korrik.