A ka me u shpall Pamvarësia e Çamërisë në Komoran?

Nji agjendë e aktiviteteve në Komoran të Drenasit e nënshkrueme në fund nga Nexhmi Muçiqi, për shpalljen e pamvarësisë së Çamërisë, asht publikue në faqen e restorantit Lumi.

Në këtë lokal ka me u mbajt nji tubim ku kanë me marrë pjesë të gjithë kryetarët dhe kryesia e degëve.

Në pikën 4 të kësaj agjende thuhet se “Në 14:00 të lexohet deklarata e pavarësisë së Çamërisë nga Kryetari i Shoqatës Çamëria në Kosovë z.Nexhmi Muçiqi, mbas leximit të deklaratës të proklamohemi me aklamacion për apo kundër kësaj deklarate si dhe në fund të aplaudohet”.

Por, këtë pikë të agjendës po e mohon Muçiqi i cili për lajmi.net thotë se ka ndodhë nji gabim teknik.

“Pavarësia ka me u shpall në Holandë dhe na si shoqatë veç kemi me përkrahë deklaratën që ka me u lexue në Hagë”, ka deklarue Muçiqi. “Ka ndodhë nji gabim, nuk ka me pasë lexim dhe votim të deklaratës në Komoran”, ka shtue ai.

Muçiqi ka thanë se i kanë njoftue institucionet e Kosovës, përfshi edhe Qeverinë, por nuk kanë asnji reagim dhe përgjigje nga ta. Ai thotë se nuk e di nëse kjo pamvarësi ka me u njoft nga Kosova.

“Deri tash nuk kemi asnji reagim nga institucionet”.

Muçiqi deklaron se nuk ka me u punue kundër interesave të Kosovës dhe Shqipnisë, por për çashtjen Çame dhe pa pengue askend.

agjenda