A ka me votue VV Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit? Kjo përgjigje e Kurteshit ju befason!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, nuk e ka përjashtue mundësinë që ky subjekt politik me votue kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, për kryetar të Kuvendit, me qëllim që të hapet mundësia për formimin e Qeverisë nga Vetëvendosje, nëse koalicion PAN nuk i siguron votat e nevojshme.

I pyetun se a ka gjasa që Vetëvendosje me votue Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, nëse PAN nuk tërhiqet nga kandidatura e tij, Kurteshi ka thanë për lajmi.net se të gjitha mundësitë janë të hapuna dhe se nuk asht Vetëvendosje ajo që po e bllokon formimin e institucioneve, por asht PAN.

Kurteshi i ka ba thirrje koalicionit PDK-AAK-Nisma që mos me bojkotue seancën konstituive.