A ka ndërhy Rusia në zgjedhjet në SHBA?

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mohue akuzat e Shteteve të Bashkueme, se Moska po ndërhynë në zgjedhjet presidenciale amerikane, përmes orkestrimit të nji sërë sulmesh kibernetike, që kanë pasë për cak organizatat politike, por edhe individë të caktuem.

Zyrtarët në SHBA kanë akuzue Moskën për koordinimin e sulmeve kibernetike të email’ave të individëve dhe grupeve, përfshi edhe Komitetin Kombëtar Demokratik, para zgjedhjeve presidenciale të 8 Nandorit.

Shtëpia e Bardhë ka thanë më 11 Tetor se ka me i konsiderue mundësitë e nji shumëllojshmënie të përgjigjes ndaj këtyne sulmeve.

Putin, tue folë në nji forum biznisi në Moskë, ka thanë se zyrtarët amerikanë janë tue “abuzue me retorikën anti-ruse”, që simbas tij “ka helmue marrëdhaniet tona bilaterale”, transmeton REL.

“Ata e kanë nisë këtë histeri, tue thanë se sulmet kibernetike janë në interesin e Rusisë”, ka thanë Putin.

“Por, kjo nuk ka të bajë aspak me interesat e Rusisë”, ka shtue presidenti rus.