A ka ndonji plan Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për Brezovicën?

Mbas dështimit të konzorciumit francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, që me i sigurue 163 milionë euro për projektin e Brezovicës, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami pat deklarue se Qeveria ka nji plan B për jetësimin e projektit rreth Brezovicës.

Por, kanë kalue katër muej dhe Qeveria ende nuk ka ba asnji lëvizje.

Në nji përgjigje dhanë Gazetës Express, zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, deklarojnë se Qeveria asht në fazën finale të analizimit të opcioneve lidhun me këtë projekt.

“Mbasi që Qeveria të jetë përcaktue se me cilin opcion të shkohet ma tutje, ka me u lëvizë menjiherë me procedurat e nevojshme në mënyrë mjaft transparente”, thuhet në përgjigjën e zyrës për informim të kësaj ministrie.