A ka ndrrue PDK qendrim për Demarkacionin, flet Hoxha!

Zavendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj për herë të parë mbas zgjedhjeve në vend ka folë për tema të mëdha, të cilat simbas tij, duhet me i përfundue Qeveria e udhëhequn nga Ramush Haradinaj.

Hoxhaj për telegrafin  ka thanë se asht detyrë e këtij koalicioni me përmbyll shtetndërtimin.

Hoxhaj shtoi se partitë politike duhet me pasë dialog të mbrendshëm dhe simbas tij asht detyrë e Qeverisë, por edhe opozitës që të kenë qasje të përbashkët lidhun me këto tema, mbasi simbas tij, nëse këto nuk kryhen mundet me ndodhë që temat e njajta me qenë edhe më 2021.

Ai ka folë edhe për Demarkacionin me Malin e Zi.

Simbas tij, Komisioni i ri ka m’u marrë persëri me çashtjen e demarkacionit dhe kjo simbas tij asht politikë shtetnore dhe jo partiake.

Hoxhaj tha se lidhun me demarkacionin, PDK nuk ka ndryshue qëndrim.

 

Shperndaje në: