A ka PAN’i marrëveshje me AKR’n, flet deputeti i AAK’s

Gjatë kësaj jave pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive, ku pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve.

Pal Lekaj ka thanë se gjanat ma në fund kanë marrë rrjedhën e duhun dhe se shumë shpejt ka me pasë zhvillime pozitive në situatën politike.

Deputeti i AAK ka rikonfirmue se ende nuk ka nji marrëveshje zyrtare mes PAN’it dhe AKR, por nuk përjashton mundësinë që ajo të arrihet shpejtë.

“Gjanat e mira, në kuptim të bamjes së Kuvendit dhe Qeverisë, kanë marrë rrjedhën e duhun, mundem me konfirmue se ka zhvillime pozitive, por ende nuk ka marrëveshje, po bisedohet me të gjithë akterët e interesuem që kjo çashtje e randësishme me marrë epilog shumë shpejt”, tha Lekaj.

Shperndaje në: