A ka pësue aksident diktatori Kim Jong Un?

Mediat e hueja aludojnë se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un asht përfshi në nji aksident rrugor.

Kim Jong doli për herë të fundit në mediat shtetnore më 7 Tetor, ndërsa qysh prej kësaj date nuk asht shfaqë në publik.

Simbas këtyne mediave, diktatori koreano-verior asht aksidentue me kerr, por nuk ka të dhana për gjendjen e tij shëndetësore.

Këto aludime vijnë mbasi njani prej kerreve të preferuem të tij asht fotografue i shkatërruem në nji servis kerresh.