A ka shkuemje të reja në Siri? Qe çka thojnë në Qeverinë e Kosovës

“Në radhë të parë, nuk ka shkuemje të reja të qytetarëve tanë në ato lufta. Mandej, ka të kthyem, të cilët janë pendue dhe natyrisht, po përballen me drejtësinë. Kujtoj që edhe familjet e tyne, çdo ditë e ma tepër, po bashkëpunojnë me mekanizmat e sigurisë”, thotë zavendësministri i Punëve të Mbrendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, Valdet Hoxha.

Ndërtimi dhe vendosja në funksion e nji narracioni kundër propagandës që bajnë individët, grupet apo organizatat që identifikohen si burim i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar që shpjen në terrorizëm, ka qenë dhe mbetet pjesë e Strategjisë Kombëtare të Kosovës për parandalimin e këtyne fenomeneve.

Nga kjo strategji ka burue edhe ligji që sanksionon këto veprime, si dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në lufta të hueja.

Zavendësministri i Punëve të Mbrendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, Valdet Hoxha, thotë për Radion Europa e Lirë se kundër-narracioni ndaj propagandës që vjen nga individët, grupet apo organizatat që i paraprijnë ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar që shpjen në terrorizëm, ka qëllim që m’i bindë madje edhe vetë ata persona se janë në rrugë të gabuem.