A ka shpresa nga takimi i Opozitës me Kryeministrin?

Ekspertët e pamvarun nuk shpresojnë shumë se takimi i kryeministrit Mustafa me liderët opozitarë ka me sjellë zgjidhje për Demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa, analistët politikë shpresojnë se në këtë takim mund të merren vesh për dërgimin e marrëveshjes në Arbitrazh.

Qeveria dhe opozita pritet të mbledhen në ditët në vazhdim për të diskutue edhe nji herë rreth Marrëveshjes së Demarkacionit. Kjo, me iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa dhe mandej me aprovimin e partive opozitare.

Mirëpo, edhe këto bisedime janë “të projektueme” për të dështue, sepse, simbas ekspertëve nuk ka fakte të reja për t’u prezentue në këtë mbledhje. Siç vlerësojnë ata, faktet që paraqesin të vërtetën tashma janë prezentue nga ana e tyne e jo nga Qeveria. Ata thonë se thirrja e kësaj mbledhje ka të bajë me çashtje politike, por assesi me çashtje profesionale, shkruen gazeta ‘Zeri’.

Pamvarësisht kësaj, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se për çashtje që kanë të bajnë me Demarkacionin ka me u bisedue vetëm me fakte. Simbas tyne, duhet kqyrë gjithmonë interesi nacional dhe ai i qytetarëve.

Ndryshe prej ekspertëve të pamvarun, njohësit e çashtjeve politike në Kosovë mendojnë se egziston mundësia që nga takimi i ardhshëm mes pozitës e opozitës të arrihet nji kompromis, qoftë edhe tue e dërgue marrëveshjen në Komisionin e Arbitrazhit.