A ka sinjale për zgjedhje në Kosovë!

Publikimi i sondazheve se cilat parti politike kanë përkrahje ma të madhe nga qytetarët dhe cilët politikanë janë ma të preferuem për kryeministër të vendit, gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, vlerësohet se janë sinjal për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.
Gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, kompani të ndryshme vendore kanë fillue me nxjerr sondazhe se cilat subjekte politike munden me fitue zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe cilët kandidatë partiakë kanë përkrahje ma të madhe për kryeministër të vendit.

Ditë ma parë asht publikue sondazhi i kompanisë vendore “Ubo Consulting”, simbas të cilës, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këto ditë, 24.1 për qind e qytetarëve kishin me votue PDK’n, 23.3 për qind Lëvizjen “Vetëvendosje”, ndërsa përkrahja e qytetarëve për LDK’n e kryeministrit Isa Mustafa, simbas këtij sondazhi, ka me ra nën 20 për qind, shkruen Zeri.

Madje, simbas sondazhit të “Ubo Consulting”, Albin Kurti konsiderohet nga qytetarët si kandidati ma i përshtatshëm për kryeministër të vendit.

Por, nji sondazh i tillë ka nxe “gjaknat” e bashkëpunëtorëve të kryeministrit Mustafa, tue e quejt atë si të porositun.