A ka sinjale për zgjedhje të reja në Pranverë!

Kadri Veseli ka përsërit qendrimin e tij se vendi mundet me  shkue në zgjedhje të parakohshme, nëse subjektet politike arrijnë marrëveshje për nji gja të tillë.

Kjo deklaratë vlerësohet si sinjal i qartë për zgjedhje të reja, të cilat simbas opozitës dhe analistëve mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Tash për tash vetëm në Lidhjen Demokratike te Kosovës(LDK) hezitojnë me folë për zgjedhje të reja, shkruen Zëri.

Por, edhe në të kaluemen vendi ka shkue në zgjedhje në momentin që partneri i madh i koalicionit ka shpreh vullnetin për nji gja të tillë.

Kështu sipas subjekteve opozitare dhe analistëve zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se koalicioni nuk është duke kërkuar zgjedhje.

Sipas tij, Kadri Veseli vetëm nuk po e mohon mundësinë e zgjedhjeve nëse ka konsensus.